Site icon Telegrafi

Inzaghi flet pas fitores së madhe në Olimpico, zbulon edhe kundërshtarin që dëshiron të ndeshet në Ligën e Kampionëve

Interi ka marrë një fitore të madhe nga një udhëtim i vështirë në kryeqytetin italian, pasi ka mposhtur Lazion me rezultat të pastër 0-2.

Neroazzurët pas kësaj fitore tani e shohin vetën në krye të Serie A me 41 pikë të grumbulluara, katër më shumë se Juventusi dhe nëntë më shumë se rivali lokal Milani.

Trajneri Simone Inzaghi vlerësoi paraqitjen e dy sulmuesve Lautaro Martinez e Marcus Thuram, por edhe të të gjithë skuadrës, teksa evidentoi mbi të gjitha talentin gjerman të mbrojtjes, Yann Bisseck.

“Lautaron dhe Thuramin i prisja kështu, pasi që në verë dhanë sinjale se mund të kuptohen shumë mirë së bashku. Megjithatë i gjithë Interi është shumë në formë. Erdhëm dhe fituam ndaj Lazios në “Olimpico”, edhe pse kishim katër mungesa të rëndësishme si Cuadrado, Sanchez, De Vrij e Dumfries”.

“Dua të vlerësoj Bisseck, që tregoi shumë personalitet, edhe pse kishte përballë kundërshtarë shumë cilësorë. Nuk u vu asnjëherë në panik, ndaj edhe nuk patëm nevojë të rrezikojmë me Pavard”, tha Inzaghi.

Lexo po ashtu “Juventusi i Allegrit ka personalitet, nuk e kuptova strategjinë e Inzaghit në Ligën e Kampionëve” – Capello flet për dy ekipet e para italiane në renditje

Në pritje të shortit të Ligës së Kampionëve, Inzaghi ka thënë se dëshiron që të takohen me Manchester Cityn, për ta përsëritur finalen e vitit të kaluar.

“Dua përballë Manchester Cityn. Çdo kundërshtar është shumë i fortë, ndaj të përballemi me më të mirët, për të testuar edhe forcën tonë”, deklaroi Inzaghi. /Telegrafi/

Exit mobile version