Site icon Telegrafi

Inzaghi me fjalë të mëdha për futbollistët e tij, tani kërkon trofeun e Superkupës

Interi ka marrë një fitore bindëse në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë përballë Lazios me rezultat 3-0.

Kjo ka bërë që Neroazzurët të plasohen në finalen e madhe ku do të përballen me Napolin dhe kanë mundësi të artë ta nisin vitin me trofe.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur fjalë të mëdha për futbollistët e tij, duke i lavdëruar për paraqitjen e shkëlqyer ndaj Lazios.

Lexo po ashtu Inter mposht me lehtësi Lazion dhe kalon në finale të Superkupës së Italisë

“Djemtë ishin shumë mirë, bëmë një paraqitje të mrekullueshme. Iu qasëm ndeshjes në mënyrën e duhur që në fillim. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer dhe arritëm në finalen që donim. Tani duhet të rikuperojmë energjinë sepse do të jetë një finale shumë e vështirë kundër Napolit”.

“Në këto dy ditë e gjysmë do të përpiqemi ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Inzaghi.

Lexo po ashtu Inzaghi identifikon një aspekt të ndeshjes që nuk i pëlqeu në fitoren ndaj Lazios

Federico Di Marco ishte fantastik në këtë sfidë, megjithatë Inzaghi vazhdon të mbrojë grupin duke thënë që të gjithë shkëlqyen.

“Federico ishte shumë i mirë sonte, por kur fiton në mënyrë të tillë ndaj një kundërshtari si Lazio, nuk mund të flasësh vetëm për emër. Edhe ata që hynë në lojë bënë shumë mirë. Ne mbrojtëm rezultatin 2-0 dhe më pas mbyllëm ndeshje në finale. Tani duhet të bëjmë hapin e fundit të hënën”, tha Inzaghi. /Telegrafi/

Exit mobile version