Telegrafi

Inzaghi edhe një vit te Milani

Pasiguria rreth të ardhmes së Inzaghit më në fund u shua, pasi kontrata e tij skadonte në qershor, ndërsa ai ishte lidhur me një kalim te Parma. Sidoqoftë, sulmuesi ka kërkuar edhe një sezon në fanellën e Milanit dhe pas kësaj Adriano Galliani ia ofroi kontratën e re.

“AC Milan komunikon se futbollisti Filippo Inzaghi ka rinovuar kontratën e tij deri më 30 qershor 2011”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit. /Telegrafi/