Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka befasuar me deklaratën e tij duke thënë se Stefan de Vrij mund të mos luajë në ndeshjen e fundit ndaj Interit.
Mbrojtësi holandez do të kalojë te zikaltrit posa të përfundojë sezoni 2017/18 dhe nisur nga kjo tifozët kanë kërkuar që ai mos të përfshihet në ndeshjen e fundit.
“Nuk e di nëse ai do të luajë”, ka thënë Inzaghi, i citiar nga FCInter1908.it pas barazimit 2-2 ndaj Crotones.
“Do ta vlerësoj situatën gjatë javës, Luiz Felipe do të rikthehet të dielën, gjë që është shumë e rëndësishme për ne”.
“Plus, unë kam top mbrojtës tjerë me të cilët mund të luaj”.
“De Vrij, në mesin e gjërave tjera, nuk është në gjendjen më të mirë fizike dhe ishte në rrezik për të mos luajtur edhe ndaj Crotones”, ka shtuar Inzaghi.
26-vjeçari ishte i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha, por në fund zgjodhi kalimin te Interi si lojtar i lirë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=cjZKvpjubz0