Telegrafi

Inzaghi e cilëson vit të suksesshëm 2022, kërkon të fitoj sa më shumë trofe me Interin

Interi ka mbetur mbrapa luftës për titull, pasi për momentin ndodhet 11 pikë larg liderit aktual të Serie A, Napolit.

Megjithatë Neroazzurët mund ta ngushtojë këtë epërsi qysh më 4 janar, kur do të takohen pikërisht me Napolin në Giuzeppe Meazza.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur për SportMediaset, duke vlerësuar gjysmën e parë të sezonit si dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

“Kemi bërë shumë mirë në sezonin e parë: u kualifikuam në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve pas 10 viteve që tifozët prisnin këtë gjë dhe luajtëm shumë mirë përballë Liverpool”.

“Ishte një sezon i madh që mund të bëhej i jashtëzakonshëm nëse do të fitonim titullin”, tha Inzaghi.

Tutje tekniku italian ka thënë se objektivi i të gjithëve në klub është të fitojnë sa më shumë trofe.

“Objektivi ynë, i lojtarëve dhe klubit është të fitojmë: është e bukur të luash, por më e rëndësishme të fitosh. Besoj tek përmbysja këtë sezon. Napoli ka bërë diçka të jashtëzakonshme deri tani, duke i zmadhuar gabimet e skuadrave të tjera, duke nisur që nga Interi.”

“Vitin e kaluar skuadrat ishin më pranë në renditje, tre pikë larg njëra-tjetrës. Por unë besoj tek titulli”, u shpreh Inzaghi, që tregon se ai dhe familja e tij janë të lumtur në qytetin e Milanos.

“Milano më ka pritur shumë mirë mua dhe familjen time, jemi ambientuar dhe dua të vazhdoj kështu, duke kërkuar të fitoj sa më shumë trofe për klubin tim”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/