Telegrafi

Inzaghi do të refuzojë ofertën e re të Milanit

Qsvs.it njofton se Rossonerët tashmë kanë përgatitur një kontratë të re për 36-vjeçarin, kontrata aktuale e të cilin përfundon verën që vjen.

Megjithatë, Pippo dëshiron një skuadër ku do të luajë më shumë, pasi që te Milani nuk po gjen hapësira në formacionin e Leonardos.

Inzaghi ka raporte të mira me presidentin e Parmës, Tommaso Ghirardi, dhe do të ishte zgjidhja e parë te klubi i tij. /Telegrafi/