Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka folur fjalë të madha për Valon Berishën pas fitoren ndaj Parmas me rezultat 0-2.
Mesfushori nga Kosova u fut në lojë në minutën e 57-të, në minutën e 79-të arriti të fitojë një penallti për skuadrën e tij.
Pas ndeshjes trajneri i skuadrës zbuloi se kur Igli Tare e kishte njoftuar se Berisha ishte në listën e transferimeve, ai ishte gëzuar shumë.
“Duhet durim, Parma ishe e organizuar mirë dhe solide në mbrojtje. Jemi me fat që kemi opsione si Valon Verisha dhe Correa, të cilët vijnë nga banka rezervë dhe ndryshojnë lojën”.
“Berisha ka kualitete. Kur drejtori sportiv më ka propozuar këtë lojtar, i kam thënë se do të isha shumë i lumtur nëse ai do të vinte”.
“Ne besojmë shumë tek ai”, ka thënë Inzaghi pas ndeshjes për Sky.
Ndeshja e ardhshme Lazios është kundër Interit. /Telegrafi/