Telegrafi

Inzaghi afër nënshkrimit të kontratës afatgjatë me Interin

Simone Inzaghi së shpejti do të nënshkruaj një kontratë të re shumëvjeçare me Interin, ndërsa agjenti i tij Tullio Tinti takohet me presidentin Beppe Marotta për të finalizuar detajet.

Trajneri 48-vjeçar italian i ka tejkaluar pritshmëritë në kryeqytetin e Lombardisë që kur arriti në verën e vitit 2021, duke e udhëhequr klubin drejt Scudettos historike të 20-të këtë sezon. Ai gjithashtu ka fituar dy trofe të Kupës së Italisë dhe tre Superkupa të Italisë gjatë tre viteve të fundit.

Interi është në një gjendje fluksi pas blerjes nga kompania Oaktree dhe Marotta tani është bërë presidenti i ri i klubit. Klubi tashmë është duke punuar shumë për të planifikuar verën e tyre dhe po punon për të blinduar yjet e tyre me kontrata të reja, si Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella.

Lexo po ashtu Inzaghi do të ketë më shumë ndikim në transferimet e Interit pas vazhdimit të kontratës

Sipas mediumit Corriere dello Sport, agjenti i Inzaghit, Tinti do të takohet me Marottën në orët e ardhshme për të finalizuar detajet e një kontrate të re shumëvjeçare për trajnerin.

Inzaghi thuhet se është gati të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me vlerë rreth 6.5 milionë euro neto në sezon plus bonuse.

Kontrata e re do ta lidhë trajnerin italian me Nerazzurrët deri në qershor të vitit 2027, gjë që nëse respektohet mund ta shohë atë të bëhet trajneri i dytë më i gjatë në historinë e klubit pas Helenio Herrera. /Telegrafi/