Elon Musk shoqërohet rreth selisë së Twitter nga të paktën dy truproja, të cilët madje e ndjekin atë në tualet, ka thënë një inxhinier në kompaninë e mediave sociale.
Inxhinieri i cili foli për BBC në kushte anonimiteti për të mbrojtur punësimin e tyre, tha se truprojat ishin “të rëndë” dhe “të gjatë” dhe sikur të ishin nga një “film i Hollivudit”, transmeton Telegrafi.
Nuk është e pazakontë që drejtuesit e lartë dhe CEO-t të shoqërohen nga truproja, ose që kompanitë të shpenzojnë shuma të konsiderueshme parash duke u dhënë atyre siguri.
Inxhinieri tha se ai mendonte angazhimi i truprojave nga Musk brenda selisë së Twitter në San Francisko, sugjeronte mungesë besimi te punonjësit e kompanisë.
Twitter nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga Insider.
Babi i Musk-ut, Errol tha në muajin janar se frikësohet për sigurinë e djalit të tij edhe pse ai ruhet nga 100 roje sigurie. /Telegrafi/