Një ish-inxhinier i Hyundai Motors u shpërblye me 24 milionë dollarë për raportimin e shkeljeve të sigurisë të kryera nga prodhuesi i makinave të Koresë së Jugut, njoftuan rregullatorët amerikanë të automjeteve.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, paratë vijnë nga gjoba prej 81 milionë dollarësh të paguara në SHBA nga kompania Hyundai dhe partneri i saj Kia, tha Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.
Shpërblimi i inxhinierit është maksimumi prej 30 për qind nga tarifat totale që organizatës i lejohet me ligj t’u japë sinjalizuesve.
Kjo është gjithashtu hera e parë që administrata jep një çmim për sinjalizues, sipas një ligji të miratuar në vitin 2015 që nxit personat nga brenda të flasin për çështjet e sigurisë motorike, thuhet në deklaratën e NHTSA. /Telegrafi/