Telegrafi

Inxhinieri nga Volvo ndalon reporterin ta fotografojë modelin e kamufluar XC40 (Foto)

Kompanitë që prodhojnë vetura, i vënë ato në testim me shtresën për kamuflazh, në mënyrë që të tregojnë disa pjesë të modeleve, ende pa i lansuar zyrtarisht.

Mirëpo, inxhinieri i angazhuar në Volvo, nuk dëshiron që vetura në të cilën është duke punuar, të ekspozohet në mënyrë të paautorizuar, transmeton Telegrafi.

Derisa ishte duke e mbushur derivate, ai e ka vënë dorën para aparatit, në përpjekje që të ndaloi reporterin të shkrepë imazhet.

Me gjithë ndalesën, është arritur të kapet modeli XC40 në të gjitha këndet edhe pse ishte shumë e mbuluar.

Ndryshe, kjo makinë që duket si një SUV më i vogël, do të prezantohet në Shangai Motor Show që zhvillohet gjatë muajit prill. /Telegrafi/