Telegrafi

Inxhinieri elektrik sfidon vdekjen, “stërvitet” në një linjë të tensionit të lartë të energjisë (Video)

Një elektricist i guximshëm është filmuar duke bërë disa “ngjitje në hekur”, derisa ishte i varur në një linjë të energjisë, 40 metra në ajër.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pa probleme përfundoi një seri të “ngjitjeve në hekur” përpara se të lëshonte veten në një vinç pranë tij.

Për befasinë e të gjithëve, ai duket sikur nuk kishte ndonjë pajisje të sigurisë para se të kryente marifetin e rrezikshëm.

Gjithashtu edhe kolegu i tij i ulur në vinç duket se ishte shumë i relaksuar kur vëzhgoi shokun e tij që rrinte aty.

Pamjet thuhet se janë filmuar në Serpukhov, Rusi. /Telegrafi/