Telegrafi

Inxhinierët ndërtojnë tunel që nuk hyn në punë

Gabimi me çmim të madh është zbuluar vetëm atëherë kur inspektorët kanë matur tunelin e përfunduar në kryeqytetin polak, Varshavë, dhe kuptuan se kubeja e tunelit ishte aq e ulët, sa që trenat nuk mund të futeshin nën të.

Shefat e hekurudhës pohojnë se ngatërrimi ka ndodhur për shkak se punëtorët të cilët po shtrinin binarët e rinj – nuk kanë biseduar me ekipin që po ndërtonte tunelin.