Inxhinerë nga Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria debatojnë për vlerësim më të madh të punës dhe pranim të fuqisë së punës së tyre. Ky diskutim u mbajt në mbledhjen e iniciativës inxhinierike për bashkëpunim rajonal, ku nikoqir gjatë tri ditëve të kaluara ishte Oda e Maqedonisë e fushës së arkitekturës dhe inxhinierisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Inxhinertë nga gjashtë shtetet, përmes odave inxhinierike, punojnë në gjashtë projekte të përbashkëta në interes të strukturës inxhinierike, ndërsa Oda e Maqedonisë e udhëheq projektin për zhvillim të inxhinierisë dhe pranimit të saj në vendet anëtare të iniciativës inxhinierike për bashkëpunim rajonal.
Kjo iniciativë është formuar në vitin 2011 në Malin e Zi dhe mbanë takime çdo gjashtë muaj tek çdo vend anëtarë./Telegrafi/