Telegrafi

Inxhineri australian kap momentin magjik të Aurorave në Antarktik

Një video mahnitëse kapi momentin magjik të Aurorave që përshkuan qiellin në Antarktik.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, pamjet e mrekullueshme u xhiruan nga një inxhinier australian i cili udhëtoi për në kontinentin jugor para se bota të bllokohej gjatë pandemisë.

Dukuria natyrore e cila shkaktohet nga ‘shqetësimet’ në magnetosferë prej erërave diellore, reflekton me shpërthime shumëngjyrëshe.

Dritat e Jugut – të njohura gjithashtu edhe si “Aurora Australis”, mund të shihen gjithashtu nga Tasmania, Point Lonsdale, në Victoria si dhe në Zelandën e Re. /Telegrafi/