Një video mahnitëse kapi momentin magjik të Aurorave që përshkuan qiellin në Antarktik.
Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, pamjet e mrekullueshme u xhiruan nga një inxhinier australian i cili udhëtoi për në kontinentin jugor para se bota të bllokohej gjatë pandemisë.
Dukuria natyrore e cila shkaktohet nga ‘shqetësimet’ në magnetosferë prej erërave diellore, reflekton me shpërthime shumëngjyrëshe.
Dritat e Jugut – të njohura gjithashtu edhe si “Aurora Australis”, mund të shihen gjithashtu nga Tasmania, Point Lonsdale, në Victoria si dhe në Zelandën e Re. /Telegrafi/