Qendra e Maqedonisë për të drejta të grave Qendra Shelter Shkup, sot dhe nesër organizon Sesione informative si pjesë e aktiviteteve të projektit ‘Mbështetje për inkluzionin e grave rome dhe grave të pakicave të tjera në tregun e punës’, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i projektit është nxitja e inkluzionit të grave të shtypura, me fokus të veçantë të grave rome, por edhe grave të bashkësive tjera me pakicë në tregun e punës.
Këto sesione janë të mbështetura nga BE-ja dhe do të mbahen në hotelin ‘Orinxh Inn’ në Shkup, siç njoftuan nga organizata.