Site icon Telegrafi

Investuesit e jashtëm përballen me mungesë të fuqisë punëtore në Maqedoni

Group of industrial workers. Isolated on white background.

Këshilli i investuesve të jashtëm propozoi arsim të dyfishtë për të tejkaluar problemin me mungesën e theksuar të fuqisë punëtore për të cilën kanë nevojë investuesit e jashtëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata kërkojnë që shkollat e mesme të bëjnë përshtatje të planit arsimor dhe ta rrezullojnë procesin arsimor në drejtim të nevojave të afarizmit në Maqedoni.

Këshilli kërkon që të ketë besimin e të rinjve të moshës 14-15 vjeçare për t’u zbatuar reformat arsimore, pasi që sipas tyre, mendimi i të rinjve dhe prindërve të tyre është më i rëndësishëm se ai i Qeverisë dhe ministrave, që ashtu se ashtu tani funksionojnë në nivel teknik.

Në lidhje me rrogëat, Këshilli i investuesve të jashtëm vlerëson se nuk duhet që të ketë rritje të rrogave, që tani për tani janë rreth 15 dero 16 mijë denarë, për t’u zgjidhur problemi i mungesës së fuqisë punëtore./Telegrafi/

Exit mobile version