Telegrafi

Investuesit e interesuar do të kryejnë kontroll në gjendjen e “Feni Industries”

Invetuesit e interesuar potencial për “Feni Industries” të shoqëruar nga përfaqësues nga tre bankat kreditore më të mëdha, prej nesër do të kryejnë kontroll fillestar në gjendjen e kombinatit me qëllim që të propozojnë plan për riorganizim në kohë adekuate.

Për këtë drejtuesi i përkohshëm i falimentuar, Mirosllav Anastasievski tanimë e ka informuar pronarin e tanishëm, Kuniko, ndërsa pajtueshmëri parimore kanë dhënë edhe përfaqësuesit e Sindikatës së Fenit në takimin e sotëm me bankierët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për kombinatin ka tre investues të interesuar, ndërsa paraqiten akoma të rinj. Bankierët nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe kompania bullgare “Enekod” të jep ofertë në qoftë se nuk i përmbushin kushtet e kërkuara.

Nga investuesit potencial në Feni kërkojnë të kenë të paktën 20 milionë euro për financimin të procedurës falimentuese, për mjetet qarkulluese dhe për shlyerje të detyrimeve minimale ndaj bankave, si dhe detyrimeve ndaj kreditorëve./Telegrafi/