Drejtoresha Menaxhuese e MFO-së, Carmine Villani, e cila ishte e përfshirë në bisedimet e Investcorp për të blerë Milanin në vitin 2022, tani zbulon se kuqezinjtë do të kishin pasur një buxhet transferimi prej 300-400 milionë euro nëse fondi me bazë në Bahrein do ta kishte mbyllur marrëveshjen.
RebBird Capital Partners e Gerry Cardinale bleu shumicën e aksioneve të kuqezinjve në gusht nga Elliott Managment për 1.2 miliardë euro. Pronarët e mëparshëm financuan pjesërisht blerjen përmes një ‘huaje shitësi’ dhe mbajtën një pakicë të aksioneve në klub.
Fondi me bazë në Bahrein, Investcorp, i ishte afruar më parë Elliott Managment, duke u përpjekur për të blerë gjigantët e Serie A, por përfundimisht i braktisi bisedimet pas disa javësh negociata që kishin përfshirë MFO-n e Carmine Villani si partner i Investcorp.
“Nuk mund të diskutoj detajet, por mund të konfirmoj se grupi ynë ishte gati të merrte shumicën e aksioneve në Milano dhe të jepte 300-400 milionë euro për transferime për ta rikthyer klubin në majat e futbollit evropian siç e meriton historia e tyre”.
“Nëse Elliott do të donte, ne do t’i lejonim ata të mbanin një pakicë të aksioneve në klub”, ka thënë Villani për gazetën La Repubblica.
Nelle carte della Procura di Milano che indaga sulla cessione #Milan la ricostruzione della trattativa saltata con MFO-Investcorp che investiva la stessa cifra ma in equity e con la garanzia di 300-400 milioni da mettere sul mercato. #Elliott preferì #Cardinale (#Repubblica) pic.twitter.com/icAjCzkx4O
— Giovanni Capuano (@capuanogio) February 3, 2023
Strategjitë e transferimit të Milanit nuk kanë ndryshuar me Cardinale në krye të klubit. Kuqezinjtë kanë ende një buxhet të ulët transferimi dhe mund të shpenzojnë vetëm 50 milionë euro.
Besohet se drejtori sportiv, Paolo Maldini, do të duhet të përballet me shifra të ngjashme gjatë afatit kalimtar të ardhshëm. /Telegrafi/