Site icon Telegrafi

Investohen 1.3 miliardë denarë në komunat e Maqedonisë, paralajmërohen 78 milionë për rrugë

Shtatëdhjetë e tetë komuna në vend i kanë përmirësuar kushtet për qytetarët përmes realizimit të 135 nënprojekteve në vlerë prej 1,3 miliardë denarë. Mjetet, janë siguruar nga BE IPA, buxheti shtetëror në partneritet me Bankën Botërore, janë shfrytëzuar në 98 për qind. Këto projekte kanë përfshirë rikonstruktim dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndërtesave publike, furnizim të pajisjeve komunale, instalim të sistemeve fotovoltaike, ndërtim të kopshteve dhe shkollave, sisteme për furnizim me ujë në pothuajse korita të lumenjve dhe rrjeteve të kanalizimit.

Kjo u theksua në ngjarjen e sotme të fundit të projektit në të cilin ishte paralajmëruar se bisedohet edhe në financim të ri prej 78 milionë euro për rrugë.

Kryeministri Zoran Zaev potencoi se me realizimin e projekteve është bërë diçka që është me rëndësi për komunat dhe Qeverinë.

Theksoi se me sukses janë realizuar 135 nënprojekte në 78 komuna, dhe i shfaqi falënderim BE-së dhe Bankës Botërore për mbështetje të realizimit të projekteve të këtilla të rëndësishme.

“Zhvillimi infrastrukturor i mjediseve rurale është kyç për zhvillim të përgjithshëm ekonomik. Investimet kapitale në rrugë të reja, kopshte të reja, janë prioritet i yni Me mbështetjen e partnerëve tanë BE dhe BB e ndërtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mundësojmë që në shumë vendbanime të përmirësohen kushtet për jetesë të qytetarëve tanë”, tha Zaevi.

Vlerësoi se realizimi i projekteve mundësojnë zhvillim të vërtetë të qëndrueshëm social, ekonomik dhe territorial.

Ministrja e Financave Nina Angellovska potencoi se ka mbështetje për projekte të këtilla nga BE-ja dhe Banka Botërore, por se realizimi varet nga ne.

“Të ketë rrugë për çdo shtëpi, të ketë shkolla, besoj se kjo mund të bëhet realitet me punë të përbashkët, me punë të mundimshme të të gjithëve, por me përpjekje më të madhe të kryetarëve të komunave”, porositi ministrja Angellovska.

Sipas saj, nëse kjo do të ndodhë për dy, tre, 10 vjet varet prej nesh. Duke iu drejtuar kryetarëve theksoi se ata më mirë e dinë çfarë ashtë ajo që u nevojitet qytetarëve.

Për ambasadorin evropian Samuel Zhbogar realizimi i këtyre projekteve tregon se BE-ja është vendosur të jetë edhe më e pranishme në komunat.

Porositi se është me më rëndësi investimi i institucioneve, mirëmbajtja e asaj që është ndërtuar,, si dhe ndryshimi i ndërgjegjes së qytetarëve.

Paralajmëroi se së shpejti do të vazhdojë fushata “Pastër njëjtë si në shtëpi”.

Marko Manovaneli drejtor i Zyrës së Bankës Botërore në vend, thotë se krahas realizimit të projekteve është me rëndësi të konfirmohen edhe efektet e projekteve të realizuara.

Paralajmëroi se po bisedohet për 78 milionë euro të reja dedikuar për rrugë./Telegrafi/

Exit mobile version