Site icon Telegrafi

Investitori i parë strategjik do të investoj 169 milionë euro

Në takimin e parë të Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike është prezantuar kompania e parë për investime strategjike.

Sipas prezantimit, kompania do të investoj në sektorin e energjisë alternative.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në hyrje të prezantimit ka thënë se deri janë 12 aplikime për investime strategjike.

“Ju njoftoj se deri më tani kemi 12 aplikime për investime strategjike. Aplikimet këto që kanë deklaruar një vlerë rreth dy miliardë euro. Po ashtu, ju njoftoj se kompania Sowi Kosova LLC në aspektin teknik ka plotësuar kriteret e parapara me legjislacionin për Investime Strategjike dhe lidhur me këtë është koha të formojmë grupin operacional i cili do ta bëjë shqyrtimin e këtij vlerësimi”, tha Shala.

Lexo po ashtu Haradinaj: Ligji për Investime Strategjike po jep rezultatet e veta

Ai ka treguar se vlera e investimi të kësaj kompanie është 169 milionë euro.

“Investimi i kësaj kompanie është parku me energji me erë në vlerë prej 169 milionë eurove, ky është investimi më i madh direkt në Kosovë që nga paslufta deri më tani. Parashihen të ndërtohen 30 turbina të prodhimit të energjisë me erë, 105 megavat me energji në tri lokacione të Komunës së Mitrovicës”, tha ai.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se nga sot po fillon historia e investimeve strategjike.

Lexo po ashtu Haradinaj: Ne jemi të interesuar ta heqim taksën sot, por vetëm nëse na njeh Serbia

“Kosova ka vënë fuqi Ligjin për Investime Strategjike, po ashtu ka vendosur procedurat e tjera që mund të hyjmë në marrëdhënie me investitorët strategjik. Kjo është historia, nisma jonë me investitorin e parë strategjik. Pra, na sot mund të themi se filloj historia, po fillon marrëdhënia e re që ka munduar deri më tani. U tha që është investimi më i madh në energjinë alternative, po ashtu investim i madh është edhe Contour Global në vlerë prej 1.3 miliard euro. Pra, ne po ecim rrugës asaj që i kemi borxh Kosovës, në ekonomi me ndodh investimi”, tha Haradinaj.

Po ashtu, ai ka kritikuar mos prezencën e ministrave të tjerë në këtë takim, duke thënë se “takimet me diplomat duhet me u riorganizuar por takimet e kësaj natyre është mirë me marr pjesë ngase bëhet fjalë në atë se ia keni borxh këtij vendi, pra seriozitetin tonë me investime”. /Telegrafi/

Exit mobile version