Site icon Telegrafi

Investitorët skeptikë për rimëkëmbjen ekonomike

Në Bruksel, ministrat e financave të BE-së debatuan lidhur me një ndihmë tjetër monetare për Greqinë dhe për të diskutuar mbi shqetësimet se Italia mund të bëhet vendi i ardhshëm që do të goditet nga kriza e borxheve.

Ministri italian i ekonomisë, Xhulio Tremonti u largua herët nga takimi i ministrave të financave, dhe u kthye sot në Romë për të mbikëqyrur përpjekjet mbi miratimin në parlamentin italian të një buxheti me shkurtime.

Shkurtimet buxhetore synojnë pakësimin e borxhit të Italisë, që tani është në shifrën 120 për qind të prodhimit të përgjithshëm të vendit.

Lehtësimi i barrës së borxheve mundëson ripagimin e huave, kështu që bankat do të ofrojnë interesa më të ulëta, duke i shkurtuar kostot e huamarrjes. /Telegrafi/

Exit mobile version