Telegrafi

Investitorët i përzumë nga Kosova

Foto: Ilustrim

Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se në aspektin diplomatik, nuk ka pasur kurrfarë suksesi dhe jo vetëm që nuk u joshën investuesit potencialë, por edhe u larguan nga vendi, edhe kur shfaqën interesim për të investuar.

Ata thonë se derisa në çdo shtet të botës shfrytëzohen ambasadat, konsullatat dhe përfaqësitë e tjera diplomatike për të punuar në prurjen e investimeve të huaja, deri tash ambasadat tona pothuajse nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.

“Duhet të kemi paraprakisht një gjyqësi të shpejtë dhe dinamike që u garanton investitorëve të huaj një shtet ligjor se edhe kur ata kanë konteste gjyqësore dhe konteste të tjera me shtetin, ata nuk do të presin me vite që të shqyrtohen lëndët dhe rastet e tyre nëpër gjykatat tona”, tha Bardhyl Metaj deputet i LDK-së. /KosovaSot/Telegrafi/