Site icon Telegrafi

Investitorët e huaj braktisin Shqipërinë, të dhënat përgënjeshtrojnë kryeministrin Rama

Kryeministri Rama nuk arriti të japë një shpjegim se përse investimet e huaja kanë rënë nën qeverisjen e tij. Mbrëmë në emisionin “Opinion” ai u përpoq të kundërshtonte shifrat e publikuara nga institucionet vendase dhe ndërkombëtare, që iu vunë përpara nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu.

Por të dhënat e përgënjeshtrojnë. Veç kompanive të mëdha, sipas INSTAT, në vitin 2016 nga Shqipëria u larguan edhe ndërmarrjet e vogla.

Të dhënat tregojnë se numri i bizneseve të huaja u pësoi rënie me 5%. Nga 5939 ndërmarrje te huaja që ishin aktive në vitin 2015, rezultuan aktive vetëm 5637 ndërmarrje.

Kështu 302 ndërmarrje të huaja kanë mbyllur aktivitetin në vitin 2016, pjesa më e madhe e tyre biznese nga Italia, Greqia e Kosova. /Lapsi.al/Telegrafi/

Exit mobile version