Site icon Telegrafi

Investitorët, 82.5 milionë euro në patundshmëri

Vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti, investimet e huaja në Kosovë kanë arritur vlerën deri në 158 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ato kanë qenë 29 milionë euro.

Por, sipas të dhënave zyrtare, patundshmëria, qiradhënia dhe aktivitete tjera biznesore vlerësohen si sektorët me vlerën më të madhe të investimeve.

Besian Mustafa, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë për “Zërin” se 82.5 milionë euro është vlera e investimeve të huaja në sektorin e patundshmërisë, qiradhënies dhe aktiviteteve tjera biznesore, duke u pasuar nga shërbimet financiare më 37.8 milionë euro.

Ndërsa sektori me më pak investime mbetet ai i bujqësisë me 0.3 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version