Telegrafi

Investitorë nga India duan të investojnë në Kosovë

Ata po interesohen rreth mundësive për pjesëmarrje në portfolion e privatizimit si dhe për kërkesat ligjore për pjesëmarrje në valët e ardhshme të privatizimit.

Madje ndër të të tjera, ata janë të interesuar për të investuar kapitalin e tyre në Kosovë.

Bëhet e ditur se ata janë takuar me zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, dhe me ata të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë që veprojnë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Zyrtarët e AKP-së përgatitën një prezantim për investitorët nga India me portfolion e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të mbetura për privatizim të mëtutjeshëm dhe i siguruan ata se në përputhje me ligjin AKP do ti regjistroj në regjistrin e investitorëve potencial dhe do t’ju ofrojë informacionet që ju duhen atyre për ndërmarrjet shoqërore dhe asetet e tyre dhe për mundësinë e pjesëmarrjes në tenderët që do të zhvillon Agjencia. /Telegrafi/