Telegrafi

Investimet të ulta, eksportet dëshpruese

Përfaqësuesi civil ndërkombëtar Pieter Feith deklaraten e beri ne nje konference te organizuar me temen Koston e financave dhe rritja ekonomike, dhe "Pse normat e interesit janë të larta në Kosovë".

Konferenca u organizuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me ICO në, me ç’rast u diskutua edhe rreth krijimit të një skeme për rritje të qëndrueshme ekonomike, ndërmjetësimi financiar dhe sjellja e bankave në Kosovë, mundësitë e investimeve në sektorin privat si dhe mjedisi ligjor, të drejtat pronësore dhe zbatimi i kontratave.

Përfaqësuesi civil ndërkombëtar Pieter Feith, ka thënë se Zyra Civile Ndërkombëtare e përkrah Bankën Qendrore të Kosovës në zhvillimin e saj, duke theksuar me këtë rast që Kosova ka nevojë që të ketë më shumë rritje ekonomike dhe zhvillim ekonomik.

Guvernatori i BQK së, Hashim Rexhepi, ka theksuar se kjo konferencë është bërë për shkak normat e interesit të kredive janë shumë aktuale edhe tek opinioni publik, por edhe tek komuniteti i biznesit. Sipas tij qëllim i kësaj konference është nxitja e diskutimit të brendshëm, krijimin e kushteve për një zhvillim më të mirë ekonomik në Kosovë, si dhe atraktiviteti në tërheqjen e investimeve të jashtë në Kosovë.

Ndërkaq Muhamet Mustafa, nga instituti Riinvest, ka deklaruar se në Kosovë oferta e varfër, dhe mungesa e konkurrencës është faktori kryesor i interesave të larta.