Telegrafi

Investimet shqiptare të mirëpritura

Ai ka deklaruar për të përditshmen “Lajm”, se kryeministri Berisha nuk ka saktësuar se bëhet fjalë për këtë projekt por ka shprehë gatishmërinë se shteti shqiptar është i gatshëm të futet në një investim të një termocentrali tjetër të mundshëm.

“Duhet të qartësojmë këtë çështje. Kryeministri shqiptar nuk ka thënë që do investojnë në Termocentralin “Kosova C”, por ai ka shpreh gatishmërinë si shtet shqiptar që është i gatshëm të futet në një investim të një termocentrali tjetër të mundshëm”.

I pyetur rreth asaj se në media është raportuar për një bashkë investim mes dy shteteve shqiptarë në Termocentralin “Kosova C”, ministri Limaj tha se ndoshta kjo është bërë në mungesë të informacioneve për projektin e TC “Kosova C”.

Ai po ashtu për këtë gazetë deklaroi se vullneti i Shqipërisë për të investuar në Kosovë është një lajm shumë i mirë.”Për mua personalisht fakti që qeveria shqiptare merr një guxim të tillë dhe e cila është e gatshme të investojë jashtë vendit kjo tregon se gjërat atje po shkojnë në drejtim të duhur”.

“Kjo ka qenë në kuadër të gjetjes së fushave të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, integrimin e dy sistemeve tona hidro dhe termo energjetike. Ne kemi disa projekte siç është hidrocentrali i Zhurit dhe mund të ketë thjesht mundësi që Shqipëria të shpreh interes edhe aty dhe ne duhet ti mirëpresim të gjithë ata që dëshirojnë në investojnë në Kosovë”.