int(1) Investimet në energjetikë shtrenjtojnë rrymën - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Investimet në energjetikë shtrenjtojnë rrymën

Investimet e reja në sektorin e energjetikës do të kenë implikime në tarifat e rrymës.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” kreu i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Berat Rukiqi, ku ka folur për interesimin e kompanisë gjermane “Bilfinger” për termocentralin “Kosova A” dhe për interesimin e një kompanie amerikane për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se mes palës kosovare dhe asaj të Shqipërisë është diskutuar për bashkëfinancime në sektorin e energjisë, me ç’rast Shqipëria do të investojë në termocentralin “Kosova A”, ndërsa Kosova të investojë në Hidrocentralin e Skavicës. /Telegrafi/

Exit mobile version