Telegrafi

Investimet marramendëse të Bayern Munich në mbrojtje: Miliona euro të harxhuara, blerjet e mëdha të klubit janë vetëm në këtë repart

Me ardhjen e Matthijs de Ligt, holandezi bëhet mbrojtësi i 11-të në dekadën e fundit që është në pronësi të klubit gjerman.

Sipas ‘Transfermartk’, Bayern Munich ka një shpenzim total prej 348.5 milionë eurosh të investuara vetëm në mbrojtje.

Lucas Hernández dhe vetë Matthijs de Ligt ndajnë vendin e parë si nënshkrimet më të shtrenjta në historinë e klubit. Bayern pagoi të njëjtën shumë për francezin si për holandezin, 80 milionë euro.

Sane zë vendin e tretë si futbollisti më i shtrenjtë në klub, por podiumin e mbrojtësve më të shtrenjtë e mbyll Dayot Upamecano për të cilin bavarezët paguan 42.5 milionë euro.

Nga katër lojtarët për të cilët Bayern Munich ka paguar më shumë, tre prej tyre janë mbrojtës.

Një shifër që rritet duke marrë parasysh ’10-shen’ e nënshkrimeve më të shtrenjta në historinë e Bayernit.

Pavard dhe Hummels po ashtu janë në këtë mes, pasi për ta u paguan 35 milionë për secilin dhe vërtetojnë fakti se nga dhjetë futbollistët më të shtrenjtë në historinë e saj, gjysma e tyre janë mbrojtës.

Pesë lojtarëve të përmendur më sipër duhet të shtojmë Noussair Mazraoui, Bouna Sarr, Alphonso Davies dhe Niklas Sule.


Mbrojtësit e blerë nga Bayern Munich në shtatë vitet e fundit

Matthijs de Ligt (Juventus, 2022): 80 milionë euro

Noussair Mazraoui (Ajax, 2022): Falas

Dayot Upamecano (Leipzig, 2021): 42.5 milionë euro

Bouna Sarr (Olympique Marseille, 2020): 8 milionë euro

Lucas Hernández (Atletico de Madrid, 2019): 80 milionë euro

Benjamin Pavard (Stuttgart, 2019): 35 milionë euro

Alphonso Davies (Vancouver Whitecaps, 2018): 10 milionë euro

Niklas Sule (Hoffenheim, 2017): 20 milionë euro

Mats Hummels (Borussia Dortmund, 2016): 35 milionë euro


/Telegrafi/