Telegrafi

Investimet greke në rajon, mbi 15 miliardë euro

Më shumë se 15 miliardë euro janë investuar nga biznesmenët dhe kompanitë greke në vendet fqinje.

“Kompanitë greke janë nga ato më të mëdha investuese në Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Bullgari dhe Rumani”, deklaroi ministri grek i ekonomisë dhe financave, Jorgos Alogoskufis.

Ministria e Ekonomisë e Greqisë ka propozuar themelimin e një instituti për krijimin dhe vrojtimin e politikave në rajonin e Evropës Juglindore.