Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka zhvilluar sot një në takimin me ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf.
“Pata kënaqësinë të takoja ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf. Mirënjohje për ndihmën e pakursyer”, shprehet Balla.
Po ashtu Balla vlerëson kontributin e Gjermanisë për Shqipërinë që shkon në një miliard euro.
“Kontributet/investimet gjermane arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro në shumë sektorë. Gjermania mbështet fuqimisht rrugën tonë evropiane”, theksoi ai./Atsh