Telegrafi

Investimet e Trustit shtohen për 13 milionë euro

Ky kthim pozitiv ka ndikuar që çmimi i aksionit të Trusti-t të rritet nga 0.97 euro që ishte në gusht, në 1.00 euro në shtator. Rezultatet e investimeve të muajit shtator kanë bërë që për vitin 2010 rezultati i kthimeve pozitive nga investimet deri në fund të muajit shtator të kap vlerën e rreth 11 milionë eurove, apo një rritje prej 1.94 për qind për periudhën janar-shtator 2010.

Gjithashtu, kthimi ndikoi në gjendjen e përgjithshme të mjeteve në menaxhim që Trusti ka. Kështu, vlera e mjeteve në menaxhim u rrit nga gushti në shtator nga rreth 429 në rreth 449 milionë euro, rritje prej 20 milionë euro, përfshirë këtu edhe kontributet e reja pensionale.

Kthimi në investimet e Trusti-t në shtator është ndikuar më së shumti nga përmirësimi i ndjeshëm i tregut të aksioneve në tregjet kryesore globale. Gjithsesi ky rezultat pozitiv i tregut të aksioneve është ndikuar nga rritja ekonomike e tregjeve në zhvillim, kryesisht atyre aziatike, dhe përmirësimi i përgjithshëm i të ardhurave të korporatave ndërkombëtare. /Telegrafi/