Site icon Telegrafi

Investimet e reja mund të përfitojnë pushime tatimore deri në 6 vjet

Investimet e reja do të mund të përfitojnë më shumë se 6 vjet lirim nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave, që aktualisht është 10 për qind, nëse plotësohet kushti i investimeve dhe numri i punëtorëve.

Kështu është paraparë në draftin e parë të Udhëzimit administrativ për pushimet tatimore, i cili është hartuar nga Ministria e Financave. Udhëzimi është prezantuar të mërkurën para përfaqësuesve të bizneseve, shkruan Koha Ditore.

Ka qenë ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se pushimet tatimore duhet të jenë për një periudhë më të gjatë se 6 vjet, siç është përcaktuar fillimisht në Draftudhëzimin administrativ për pushimet tatimore.

Këtë ai e ka thënë vetëm pas vërejtjeve që i janë bërë nga Visar Kelmendi i Klubit të Prodhuesve, i cili ka thënë se periudha e lirimit tatimor duhet të jetë të paktën 10 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version