Telegrafi

Investimet e jashtme, përfitimet dhe humbjet

Investimet e jashtme në Maqedoni në periudhën 2009-2014 i kanë kushtuar vendit 215 milion euro. Shoqata e analistëve dhe hulumtuesve të rinj thotë se në këto gjashtë vite, për mbështetjen e këtyre investimeve, nga buxheti janë harxhuar 110 milion euro, ndërkaq shteti do të mblidhte 37 milion euro shtesë, nëse nuk do t’i lironte nga taksa pesonale dhe taksa mbi fitimin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nëse toka ku janë ndërtuar fabrikat do të përdorej për bujqësi, atëherë fitimi do të arrinte 68 milion euro. Si përfitim më i madh nga këto investime të huaja theksohet rritja e punësimit në rajonet ku janë ndërtuar këto fabrika, megjithatë mbi 60% e të puënsuarve mendojnë se nuk paguhen mirë, kurse 25% janë të kënaqur me fitimin.

Statistikat thonë se Maqedonia është e parafundit në rajon për nga investimet e drejtëpërdrejta të jashtme për kokë banori, edhe pse shteti lehtësime të ngjashme si Serbia dhe Mali i zi, që është i ranguar në vendin e parë./Telegrafi/