Telegrafi

Investimet e jashtme 250 milionë euro

“Investimet e Huaja Direkte (IHD) në vitin 2007 janë rritur me 70.1% (245.7 milionë euro), duke qenë kryesisht rezultat i të hyrave nga privatizimi dhe fitime të riinvestuara, të cilat në vitin 2007 kanë arritur shumën e tërësishme  42.9 milionë euro”, thuhet në raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës.

Në total keto investime llogariten në 418 milion euro.

Procesi i privatizimit të Ndërmarrjeve në Pronësi Shoqërore (NPSH), në fund të vitit 2007, arriti të grumbullojë 405 milionë euro.

Të ardhurat totale nga privatizimi të pranuara nga AKM-ja deri tani kanë arritur në 362 milionë euro, ndërsa rreth 43 milionë të tjera do të pranohen ndërkohë.

Gati 93 milionë euro është shuma e shitjeve me anë të Spin-Off Special.

Shuma kumulative për të cilën është zotuar se do të investohet është 191 milionë euro, ndërsa shuma aktuale e investimeve është përafërsisht 91 milionë euro.

Nëpërmjet procesit të privatizimit, Kosova tërheq për çdo vit që nga viti 2004 rreth 75.5 milionë euro kapital të huaj. Qarkullimi i kapitalit të huaj në procesin e privatizimit gjatë vitit 2007 ka qenë rreth 60%.

Prej këtyre, kapital vendor është 25.6 për qind ndërsa kapitali i shqiptarëve që punojnë emigrantë zë 14.9 për qind./Telegrafi/