Telegrafi

Investimet e huaja në tremujorin e parë 58.7 milionë euro

Në tre muajt e parë të vitit investimet e drejtëpërdrejta të huaja në Maqedoni janë 58.7 milionë euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë tregojnë se më shumë është investuar në shkurt 33.07 milionë euro, në mars 25,08 milionë euro dhe në janar 0.56 milionë euro.

Më shumë investime ka nga Lihtenshtajni 7.59 milionë denarë, Italia 4.35, Austria 3.37, Britania e Madhe 3.25, Luksemburgu 2.67, Sllovenia 2.65, truqia 1.57 milion euro.

Sipas sektorëve, më së shumti investime ka në veprimtarinë automjete dhe pajisje transportuese, edhe atë 15.29 milionë euro, 15.10 milionë euro në veprimtari me automjete motorike, në ndërtimtari 12.88, tekstil 3.06 milionë euro, 2.55 milionë euro në ndërmjetësimin financiar, përveç sigurimit. /Telegrafi/