Site icon Telegrafi

Investimet e huaja në Shqipëri, Basha: Korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas vendin tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se korrupsioni është ai që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja dhe kjo si pas Bashës është konstatuar edhe nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Në postimin e tij, kreu i PD-së, shkruan se potenciali i Shqipërisë për të thithur investime po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionit.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë. I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”, shkruan Basha. /Telegrafi/

Exit mobile version