Site icon Telegrafi

Investimet e huaja në Rusi në nivelet më të ulëta që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik

Rusia gjatë 2020-së ka pasur nivelin më të ulët të investimeve të huaja direkte që nga viti 1994.

Kështu thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Rusisë, duke shtuar se vitin e kaluar IHD-të ishin 1.4 miliard dollarë, ndërsa pasojat e pandemisë COVID-19 kanë zbehur perspektivat e rritjes së ekonomisë së vendit.

Hera e fundit që Rusia pa një nivel kaq të ulët të IHD-ve ishte viti 1994, kur ekonomia ishte ende duke u rikuperuar nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.

Investimet pre 1.4 miliard dollarësh janë 95 për qind më të ulëta krahasuar me ato që ishin gjatë 2019-së.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar se 60 për qind e investimeve në Rusi vijnë nga “kompanitë fantazmë”, që është dukshëm më e lartë se çdo vendi tjetër, ku kjo e bën të vështirë të kuptohet se cilat vende janë burimi i vërtetë i kapitalit për investime në Rusi.

“Për më tepër, një pjesë e konsiderueshme e IHD-ve në Rusi ka të ngjarë të ketë origjinë ruse – investitorët rusë që krijojnë kompani jashtë shtetit për të investuar përsëri në një kompani ruse”, tha Vladimir Tikhomirov, kryekonomist në firmën e brokerimit BCS.

Lexo po ashtu Mbi 70 për qind e rusëve thonë se gjendja e tyre ekonomike do të jetë e vështirë gjatë vitit 2021

Në përgjithësi, Banka Qendrore zbuloi se teprica e llogarisë rrjedhëse të Rusisë – shuma e të gjitha transaksioneve të Rusisë me pjesën tjetër të botës, duke kombinuar vlerën e importeve, eksporteve, investimeve, pagesa të dividentit dhe pagesa të tjera ndërkufitare brenda dhe jashtë vendit – përgjysmuar në vitin 2020 në 32.5 miliardë dollarë ose 2.2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Po ashtu, sipas Qendrës ruse për Hulumtime “Levada Center”, 73 për qind e rusëve mendojnë se gjendja ekonomike gjatë vitit 2021 do të jetë e tensionuar.

Nga llogaritjet e viteve të kaluara, gjithnjë e më shumë rusë thonë se gjendja e tyre po përkeqësohet.

Në vitin 2016, mbi 80 për qind e rusëve ishin përgjigjur se gjendja ekonomike në vend po tensionohet. Kjo gjendje e tyre, po vjen nga fakti se pas aneksimit të Krimesë, vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë. /RTK/

Exit mobile version