Niveli i investimeve të huaja në vend vendnumëron. Shifrat tregojnë se të gjitha aktivitetet, promotorët ekonomik dhe reklamat e shtrenjta në mediat botërore nuk dhanë fryt, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Maqedoni kanë hyrë gjithsej 122.9 milion euro investime të huaja, që është shifër e ngjashme me periudhën e njëjtë të katër viteve të mëparshme.
Sipas Goran Mojanovskit nga Shoqata e analistëve dhe hulumtuesve të rinj, administrata e tërë që u angazhua për të tërhequr ivestuesit e huaj nuk i arsyetoi pritshmëritë.
Edhe nga Qendra Maqedonase për arsim evropian thonë se politikat shtetërore për tërheqjen e investimeve të huaja nuk janë mirë të dizajnuara.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore (BB) Maqedonia është më e suksesshme se Bosnja e Hercegovina, ndërkaq vendet tjera si Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Serbia kanë rezultate më të mira./Telegrafi/