Telegrafi

Investimet e huaja me rënie

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Valdrin Lluka, ka treguar se niveli i investimeve gjatë periudhës së tremujorit të dytë të vitit 2014-t ka qenë dukshëm më i vogël sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Sipas analizave të Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014-t kemi pasur rreth 52 milionë euro investime të huaja në Kosovë. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë rreth 83 milionë euro”, është shprehur Lluka. Ai në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re” ka deklaruar se numri i kompanive të regjistruara deri në muajin gusht të këtij viti ka qenë 84 sosh.

Lluka ka treguar se në tremujorin e dytë ka pasur mbi 50 milionë euro.

“Sipas analizave të Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014 kemi pasur rreth 52 milionë euro investime të huaja në Kosovë. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë rreth 83 milionë euro, mirëpo nga këto 45 milionë kanë qenë nga Turqia si rezultat i privatizimit të Distribucionit të KEK-ut dhe investimeve në aeroport. Pasi ato janë investime që kanë të bëjnë me privatizim apo partneritet publiko-privat dhe ndodhin vetëm një herë, mund të themi se ky gjashtëmujor është më i mirë se ai i vitit të kaluar. Për të dhënat e investimeve negative të shteteve si Anglia dhe Sllovenia, ato ndodhin në dy forma: 1. Shitja e aseteve nga investitorët e huaj tek ata vendorë siç janë rasti i “Birrës së Pejës” apo “MSillosit” si dhe 2. Largimit të profitit të akumuluar nga bizneset e huaja, gjë që është normale”, tha ai. /Telegrafi/