Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se Investimet e Huaja Direkte (IHD), arritën vlerën prej 287.8 milionë euro dhe shënuan një rritje vjetore prej 30.8 për qind.
“Vetëm në TM4 2017, IHD-të në Kosovë ishin në nivelin prej 73.7 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 103.0 për qind. Rritja e IHD-ve në këtë periudhë reflekton, përveç fluksit më të lartë të hyrjes së IHD-ve, edhe shpërndarjen më të ulët të dividentës krahasuar me vitin 2016”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.
Sipas BQK-së në kuadër të strukturës së investimeve të huaja, me rritje u karakterizua kapitali dhe fondi i investimeve në aksione, ndërsa investimet në instrumente të borxhit shënuan rënie. /Telegrafi/