Telegrafi

Investimet e huaja direkte kanë rënë për 20 % më 2008

Këtë dje e vlerësoi Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim. Investimet e huaja direkte vitin e kaluar arrinin 1,4 mijë miliardë dollarë, që është për 21 për qind më pak sesa në vitin 2007.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim në shtator të vitit 2008 ka vlerësuar se rënia e investimeve të huaja në vitin 2008 do të arrijë 10 për qind.

Në vitin 2007 është shënuar vlerë rekorde e investimeve të huaja direkte prej 1,8 mijë miliardë dollarëve.