Site icon Telegrafi

Investimet e huaja bien për 46%

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008, investimet e huaja në shtetin më të ri në Evropë, filluan për çdo vit të zvogëlohen.

Përderisa, para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, investimet e huaja ishin solide dhe udhëheqësit e institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, por edhe ekspertë të ekonomisë, atëherë, pengesë kryesore për mosardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë, e konsideronin moszgjidhjen e statusit.
Por, edhe pas zgjidhjes së statusit investimet e huaja në vendin tonë e morën teposhtën.

Këtë e dëshmojnë të dhënat e Bankës Qendrore, ku thuhet se investimet direkte kanë shënuar rënie të mëdha. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2007 vlera e investimeve të huaja ishte rreth 450 milionë euro, kurse në vitin 2014 kjo shifër është jo më shumë se rreth 150 milionë euro. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version