Site icon Telegrafi

Investimet e huaja bien për 43%

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se deri në fund të muajit gusht të këtij viti shuma e investimeve të huaja ka arritur vlerën prej 121.9 milionë eurosh e që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi një rënie prej 43 për qind. Rënia më e lartë e investimeve të huaja u shënua në sektorin e ndërtimtarisë dhe të shërbimeve financiare.

Investimet e huaja direkte (IHD) në vendin tonë vazhdojnë të bien nga dita në ditë pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të institucioneve se klima e biznesit në vendin tonë është duke ndryshuar në vazhdimësi , shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se deri në fund të muajit gusht të këtij viti shuma e investimeve të huaja ka arritur vlerën prej 121.9 milionë eurosh e që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi një rënie prej 43 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version