Një raport hetimor i Inteligjencës që ka siguruar “Koha Ditore” flet për veprimtarinë e pesëdhjetë organizatave joqeveritare dhe njëmbëdhjetë personave që kanë përhapur më së shumti ekstremizmin fetar islam.
Kosova në raport portretizohet si “çerdhe” që ndikimi fetar të shtrihet nga institucionet parashkollore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Çerdhja “Lulishtja e dritave” në Prishtinë është një prej tyre. Pronari i saj, Driton Maxhuni, del se ka lidhje të forta me Hasan Abazin, një nga drejtuesit e Brigadës VII Muxhahedine në Bosnjë. Në krye të financimit është Hassan Ali Al Sarraj me prejardhje nga Iraku.