Site icon Telegrafi

Investimet direkte, ministri Murati dhe ambasadori Hovenier flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ndërsa u shprehën për intensifikimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve partnere në fushën e investimeve direkte dhe stabilitetit ekonomik.

Ministri Murati uroi Hovenier për fillimin e misionit diplomatik në Kosovë dhe e falënderoi për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm që SHBA ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Ai, gjithashtu, e njoftoi ambasadorin Hovenier lidhur me punën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe prioritet kryesore të Ministrisë për vitin 2022, të cilat përfshijnë reformën në skemat sociale e pensionale, si dhe formalizimin e ekonomisë, duke shprehur vullnetin e plotë në realizimin e këtyre objektivave në bashkëpunim e koordinim me SHBA.

Në njoftim thuhet se ambasadori Hovenier, përgëzoi ministrin Murati për masat e ndërmarra nga MFPT dhe nënvizoi mbështetjen në thellimin e partneritetit në mes të ShBA-së dhe Ministrisë e Financave, Punës dhe Transfereve.

ë fundi, Ministri Murati dhe Ambasadori Hovenier ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes dy vendeve partnere në fushën e investimeve direkte dhe stabilitetit ekonomik. /Telegrafi/

Exit mobile version