Telegrafi

Investime rekorde të BERZH-it në Evropën Lindore

BERZH-i gjatë kuartalit të kaluar në këtë rajon investoi shumë rekorde prej 1,1 miliardë euro, në krahasim me 678 milionë euro në të njejtën periudhë të vitit të kaluar, që paraqet rritje prej 64 për qind, është publikuar në sajtin e kësaj banke me seli në Londër.

Në kuadër të masave për zvogëlim të ndikimit të krizës financiare ndaj Evropës Lindore, BERZH-i planifikon këtë vit t’i rrisë investimet në këtë rajon në gjithsej shtatë miliardë euro prej 5,1 miliardë euro vitin e kaluar.

"BERZH-i ka mundësi, vullnet dhe gatitshmëri të jetë me Evropën Lindore gjatë kësaj krize, si dhe në të ardhmen. Investimet tona në rrjedhën e deritanishme e konfirmojnë vendosshmërinë tonë", deklaroi kryetari i kësaj banke, Tomas Mirov.

Qëllimi i rritjes së përgjithshme të investimeve të BERZH-it në Evropën Lindore është që të sigurohen të ardhura të mjaftueshme të kapitalit dhe të përshpejtohet procesi i transformimit ekonomik në vendet nga ky rajon, gjatë kohës kur burimet e tjera për financim pothuajse janë shterrur.