President i Real Madridit, Florentino Perez, ka vlerësuar se rinovimi i stadiumit Santiago Berbanbeu, buxheti i të cilit arrin 400 milionë euro, do të ndahet në fillim të vitit të ardhshëm.
Spanjolli pohoi se nuk do të marrë pjesë me biznesin e vetë në punimet e stadiumit të ri pasi që është pjesë e Bordit të Drejtorëve të madrilenëve, anëtarët e të cilit bien dakord të mos marrin pjesë me bizneset e tyre përkatëse.
“Punimet janë shumë të komplikuara, kemi bërë projektin e urbanizimit dhe parcelimit, tani kemi projektin e ekzekutimit që merr shumë kohë”, tha Florentino Perez.
Në mesin muajit prill, Komuna e Madridit miratoi projektin e e rimodelimit të stadiumit Santiago Bernabeu, një hap që shkatërron dy kulla rrethore të vendosura në skajet e fasadës perëndimore të stadiumit dhe qendrën tregtare e njohur si Corner.
Tashmë janë marrë lejet e nevojshme për ekzekutimin e rimodelimit të stadiumit dhe rrethinës së tij, që prek një sipërfaqe prej 82,807 metra katrorë.
Pas përfundimit të punimeve të urbanizimit, një zonë e gjelbër prej 12,003 metra katrorë do të vendoset në zonën e Paseo de la Castellana dhe pjesa tjetër e hapësirës publike do të përdoret për perimetrin e stadiumit, me një sipërfaqe totale prej 32,269 metra katrorë.
Santiago Bernabeu pritet që deri në vitin 2022 të ketë një çati të palosshme që do t’i japë një pamje të jashtme futuriste, dymbëdhjetë metra të lart dhe një hotel luksoz brenda tempullit të ekipit të bardhë , i cili në vitin 2017 festoi 70 vjetorin e ndërtimit të stadiumit. /Telegrafi/